Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasen S. M., 39 vjeçe, banuese në lagjen “Metoq”, Sarandë, sepse ushtronte aktivitetin pa certifikatë fiskale, në subjektet bar-kafe dhe lavazh të paregjistruara në organet tatimore.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit Th. K., 29 vjeç, banues në Fier dhe A. B., 18 vjeç, banues në fshatin Kocul, Selenicë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.