Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 25 vjeç, banues në lagjen “Isa Bolentini”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde bimore e dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi I. G., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin K. J., 32 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës në një firmë ndërtimi, pasi në vendin e quajtur “Katër Topat”, Vlorë, është dëmtuar gjatë kohës që ka qenë duke punuar, shtetasi S. B., 48 vjeç (punëtor), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.