Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, shtetasin Q. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë dhe shpallën në kërkim shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë blerë disa produkte, në një dyqan, me një kartmonedhë euro të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mamasë dhe vëllai të tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasin G. H., 37 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.