Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit:
E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi mbetjeve”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në afërsi të një hoteli në fshatin Zvërnec;
J. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe ka ka goditur me grushte, shtetasit A. T. dhe R. T.;
A. P., banuese në lagjen “Pavarësia 3”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se kishte bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së saj, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. L., 45 vjeç, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.