Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Z., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” , pasi dyshohet se ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve M. Ç. dhe R. I.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, në banesën e saj, në lagjen “29 Nëntori”. Gjithashtu, 46-vjeçari ka thyer masën e sigurisë ‘’Arrest në shtëpi’’, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2022, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në ngarkim të shtetasve L. B., 23 vjeç, F. T., 22 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se këta shtetas kanë goditur me grushte shtetasin S. K., 22 vjeç, banues në fshatin Shijan, Delvinë dhe i kanë dëmtuar atij automjetin.
—
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.