DVP Vlorë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër krimeve ndaj pronës dhe pasurisë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, (2 në Vlorë dhe 1 në Sarandë)
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, arrestuan në flagrancë shtetasit I.K., 33 vjeç dhe A.B., 56 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ata u konstatuan në vendin e quajtur “Tuneli”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke prerë kabllo elektrike të linjës së një lokali në pronësi të shtetasit M.D., 32 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë), një pincë, një sëpatë dhe një motomjet.
Ndërkohë, më datë 01.03.2026, në orët e para të mëngjesit, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin P.P.J., 34 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se më 28.02.2026, në një Resort, në rrugën Butrinti, ka thyer dy xhama dyersh dhe ka vjedhur një telefon celular.
Gjatë kontrollit në dhomën e marrë me qira iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefoni celular dhe lënda e dyshuar narkotike.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse: në Vlorë për veprat penale ” “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe në Sarandë për veprat penale “Vjedhja”, Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
