Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Goditen 2 raste, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 59 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës”, sepse ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në një sipërfaqe toke publike, dhe ka dëmtuar tubacionin e rrjetit të ujësjellësit.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, sepse në lagjen “11 Janari”, ka hedhur një sasi dheu dhe inertesh, për të mbushur një sipërfaqe toke, për të cilën pretendon se disponon certifikatë pronësie.
—
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S.(Ç)., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur në garazhin e shtetasit G. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, disa litra vaj ulliri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.