DVP Vlorë/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin K. C., 60 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me një automjet tjetër, dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., si dhe pasagjeret, shtetaset A. B. dhe E. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. B., 30 vjeç,banues në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”, shtetasin A. S., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. L., 22 vjeç, me detyrë punonjës policie, se 19-vjeçari e ka ofenduar me fjalë dhe e ka shtyrë me forcë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, banues në Peshkëpi, bashkia Selenicë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. D., 48 vjeç, se 41-vjeçari e ka kanosur për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.