DVP Vlorë/Arrestohen 2 drejtues mjetesh

DVP Vlorë/Aksidentoi rëndë një këmbësore në Sarandë dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi. Ndalohet një tjetër drejtues në gjendje të dehur, në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Zh., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 11.04.2025, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor Vlorë-Kotë.

Materialet procedurale për të dy rastet i kaluan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.