✅Vodhi një motomjet në Sarandë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim.
Sapo janë njoftuar se në një banesë në lagjen “Gjashtë”, ishte vjedhur një motomjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj vjedhjeje, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjetin e vjedhur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
-K. N., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi motomjeti që drejtonte 28-vjeçari, pa leje drejtimi, është përplasur me nje automjet dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-S. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.