Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike.
Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari, i cili është përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit L. S., 54 vjeç.
Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.