Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan dhe ndaluan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
S. K., 42 vjeç; G. L., 41 vjeç; A. Gj., 36 vjeç; Xh. G., 32 vjeç; A. Z., 46 vjeç; A. L., 35 vjeç; H. Gj., 41 vjeç; D. L., 43 vjeç; V. D., 33 vjeç; A. D., 37 vjeç; O. D., 20 vjeç; Q. D., 26 vjeç; A. D., 39 vjeç, A. S., 32 vjeç; B. B., 38 vjeç; D. M., 51 vjeç, M. Rr., 48 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, Gj. P., 37 vjeç, K. Ç., 36 vjeç, A. Ç.,29 vjeç, A. P., 28 vjeç dhe Sh. H., 20 vjeç.
Gjithashtu, u bë arrestimi për veprën penale “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, i shtetasve: O. Z., 39 vjeç; A. P., 28 vjeç; A. M., 41 vjeç; A. M., 37 vjeç; Y. G., 46 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, si dhe i ndalimi i shtetasve V. D., 48 vjeç; A. D., 46 vjeç; S. N., 52 vjeç; O. M., 34 vjeç dhe S. L., 23 vjeç.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;
F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit: R. F., 33 vjeç; J. R., 31 vjeç; D. K., 43 vjeç; A. B., 49 vjeç; E. H., 38 vjeç; I. E., 37 vjeç; A. Ç., 43 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 33 vjeç, A. F., 21 vjeç, I. F., 24 vjeç, S. G., 19 vjeç, J. K., 19 vjeç, Z. K., 19 vjeç, A. L., 26 vjeç dhe Gj. N., 31 vjeç.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.