DVP Tiranë – Operacion masiv për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit

DVP Tiranë

Operacion masiv në Tiranë, për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Gjatë kontrolleve masive, bazuar në inteligjencën policore dhe shqetësimin e adresuara nga qytetarët, Policia konstaton dy subjekte të përshtatura për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm të organizimit e lotarive të palejuara (baste sportive online), vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen 3 të tjerë.

Sekuestrohen 6 aparate celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit “Game Over”, në zbatim dhe të planit të masave “Për goditjen e veprimatarisë kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online” bazuar në inteligjencën policore, kanë konstatuar 2 subjekte të ushtrimit të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kuadër të këtij operacionit u arrestuan shtetasit A. S., 24 vjeç, E. K., 40 vjeç dhe S. D., 52 vjeç(organizatorët) si dhe u proceduan penalisht shtetasit Xh. B., 31 vjeç, A. Xh., 26 vjeç dhe M. S., 31 vjeç(administratorë të lokaleve).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit e arrestuar në bashkëpunim dhe me administratorët e lokaleve të konstatura, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.