DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. N., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua një sasi lënde Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025;
-L. B., 61 vjeç, në rrugën “Haki Gjici”, për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht me komshiun e tij shtetasin R. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. A., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur një 48-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. B., 25 vjeç, B. T., 37 vjeç dhe M. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-B. K., 38 vjeç dhe J. Sh., 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-F. Gj., 48 vjeç dhe A. H., 40 vjeç, pasi kanë fyer njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur një 27-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Gj., 48 vjeç dhe Xh. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasi I. T., 44 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-Më datë 26.04.2025, shtetasi G. B., 19 vjeç,kallëzon se në rrugën “Tom Plezha”, pas një debati për motive të dobëta është kanosur nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

-Krujë/Informacion paraprak.

Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.