DVP Tiranë
-Në lidhje me një video të postuar mbrëmë, në portalin “JOQ”, me mbishkrimin se në afërsi të një subjekti privat në rrugën “Gjergj Legisi”, disa shtetas po dhunonin dhe merrnin me forcë në automjet, një shtetas, sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Gjatë veprimeve hetimore u identifikuan dhe u shoqëruan në ambientet e komisariatit, 5 shtetas, ndërmjet tyre dhe roja i subjektit privat në afërsi të të cilit ishin ata.
Nga deklarimet e këtyre shtetasve, këqyrja e imtësishme e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, të afërm të njëri-tjetrit, gjatë kohës që kanë qenë në një rast familjar, kanë konsumuar alkool, dhe kur kanë shkuar për të marrë automjetin e parkuar, kanë komunikuar me njëri-tjetrin, me zë të lartë. Asnjëri prej tyre nuk ka pretendime për konflikt apo dëme të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të veprimeve të kryera për 2 raste, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Qarkullimin Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, për ta shitur, një automjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasin F. C., 44 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 48 vjeç, pasi 44-vjeçari dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, një automjet tip “Skoda”, i cili u gjet në afërsi të banesës së 48-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokoruri, për shtetasen O. D., 41 vjeçe, pasi dyshohet se ka publikuar një video të një 47-vjeçareje, pa autorizimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. S., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 57-vjeçar, për motive të dobëta;
-M. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 65-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 52 vjeç, pasi ka qëlluar me shuplakë, një 69-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 57-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. Q., 33 vjeç, P. Q., 62 vjeç (babë e bir) dhe A. Q., 22 vjeçe, pasi shtetasja A. Q. dyshohet se në gjëndje të dehur, ka thyer disa pajisje në subjektin e 62-vjeçarit, i cili bashkë me djalin e tij, ka goditur me grushte 22-vjeçaren;
-shpallën në kërkim shtetasin K. I., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit M. L., 21 vjeç, L. L., 20 vjeç (vëllezër) dhe D. Ll., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin fizik, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në Komisariat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 16 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase 14 vjeçe, për motive të dobëta.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. S., 26 vjeç dhe A. I., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Ditën e djeshme, kanë kallëzuar shtetasit:
-B. A., 42 vjeçe, se në rrjetet sociale, i është publikuar një video me përmbajtje denigruese për imazhin e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;
-G. S., 68 vjeç, se në banesë, dyshohet se i kanë vjedhur armën e gjahut që e mbante me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;
-E. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, se prej 3 muajsh i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. D., 21 vjeçe, së bashku me djalin tyre të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.