DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 34 vjeç, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. M., 35 vjeç, pasi në “Don Bosko” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale;

I. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 42 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, për motive të dobta, kanë goditur me grushta shtetasit E. A., 19 vjeç dhe një 15 vjeçar.

Në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është konstatuar i dëmtuar xhami i derës së një filiali për dhënie kredie. Nga veprimet paraprake në prezencë dhe të përfaqueses së filialit rezulton se nuk është vjedhur asgjë në brëndësi të tij. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të dëmtimit të xhamit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.