DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2 arrestoi në flagrancë shtetasin S. Rr, 23 vjeç, dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 31 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasi S. Rr. ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë në shërbim, ndërsa shtetasi I. Q. e ka kanosur me fjalë atë.

Komisariati i Policisë Nr. 3 arrestoi në flagrancë shtetasit N. N., 32 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeçe, pasi kanë tentuar të vjedhin një monopatinë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit N. N. iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin I. H., 38 vjeç, dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës (thikë).

Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

F. M., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;

A. Zh., 29 vjeçe, pasi në rrugën “Pashko Vasa”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes;

S. P., 43, vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Më datë 18.12.2024, shtetasi K. R. ka kallëzuar se më datë 10.08.2024, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi B. R., 26 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.