DVP Tiranë
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me shërbimet Operacionale të DVP Fier bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh.C, 38 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 01.12.2024, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A.Ç. Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim i shtetasit A.C, 49 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasit Xh.C.
-Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Në lidhje me një ankesë të postuar në rrjetin social Joq, ju bëjmë me dije se:
Në vijim të punës për kontrollin e personave që tregtojnë apo përdorin në menyrë të paligjshme lëndë piroteknike, me datë 01.01.2025, shërbimet e Komisariatit Nr.2 kanë konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” një automjet me drejtues Z.Sh, 21 vjeç dhe pasagjer dy të mitur 16 vjeçar, duke hedhur lëndë piroteknike(kapsolla) nga xhami i automjetit. Në përfundim të veprimeve filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për këta 3 shtetas për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” si dhe u bë bllokimi i automjetit në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.