DVP Tiranë
Komisariati i Policisë Nr.7, arrestoi në flagrancë shtetasin A.Gj, 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I.K, 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë metalike;
H.S, 27 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ka qenë të ndaluar, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G.P, kallzon se më datë 25.12.2024, ka humbur çdo kontakt me vëllain e tij shtetasin K.P, 53 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Më datë 29.12.2024, në rrugën “Teuta”, Kamëz, në ambientet e një hoteli ku po qëndronte prej disa ditësh është gjetur pa shenja jete,shtetasi K.P, 53 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Komisariati i Policisë Nr.1 filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.H, A.D, K.K, K.S, E.S, Xh.K dhe I.S, pasi në rrugën e Vilave, përgjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta njëri-tjetrin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve tjerë të përfshirë në konflikt.
Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.