Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.
Hetimi i Narkotikëve
- U ekzekutua vendimi penal për shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hetimi i krimeve
- U ndalua shtetasi P. (P.) K., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
- U arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se ka vjedhur disa materiale të ndryshme ndërtimi, në një objekt ku është i punësuar.
- U arrestuan shtetasit E. Z., 26 vjeç, dhe L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. M., 39 vjeç, si dhe i kanë vjedhur atij sendet personale.
- U ndalua shtetasi në kërkim P. H. (C.), 54 vjeç, banues në Llugaj, Bajram Curri, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash nga një shtetas.
- U arrestua shtetasi K. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Siguria rrugore
- U arrestua shtetasja F. S., 23 vjeçe, banuese në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- U arrestua shtetasi S. Ç., 32 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën Fushë Krujë-Rinas, duke drejtuar automjetin, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin B. Z., 40 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
- U arrestua shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
- U arrestua shtetasi Sh. S., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Lundër, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
- U arrestua shtetasi A. L., 39 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetaset E. K., 89 vjeçe, dhe M. A., 49 vjeçe, të cilat si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
- U arrestua shtetasi A. A., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip kamion, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Gj. B., 38 vjeç, banues në Ndroq, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
– U arrestua shtetasi F. Xh., 32 vjeç, banues në Arramenas, Fushë Krujë, pasi më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin H. K. 66 vjeç.
Më datë 30.04.2023, rreth orës 19:50, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja E. P., 42 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.