DVP Tiranë/Punë intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Target”.
Shisnin lëndë narkotike Kokainë, në lokalet e zonës së Komunës së Parisit, kapen në flagrancë me një sasi Kokaine dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 250 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Target”.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh.(K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
