Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 728 fidanë në kubikë dhe 11 813 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult, dhe asgjësuan 652 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 728 fidanë në kubikë dhe 11 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112