DVP Shkodër – Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 7 leje drejtimi, 4 prej tyre për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe 3 për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 788 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 194 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 13 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 22 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 2 masa administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ;
• 38 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 181 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 338 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.🚔👮🏻♂♀👮🏻♀♂