DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit Y. U., 41 vjeç, banues në Shkodër dhe E. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjeter, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., 36 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-L. Zh., 62 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij;
-A. D., 52 vjeç dhe A. D., 32 vjeç, të dy banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se duke keqpërdorur thirrjet telefonike, kanë shqetësuar një 57-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme