Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në një varkë që lundron në liqenin e Fierzës në drejtim të liqenit të Komanit, ju sqarojmë se:
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, pas publikimit të videos, menjëherë kanë nisur verifikimet dhe nga hetimet paraprake të kryera, ka rezultuar se kjo video është realizuar dy vite më parë.
Pavarësisht kohës së realizimit të videos, strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Kukës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon qytetarët dhe mediat për reagimin dhe fton cilindo që të denoncojë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri.