Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Koplik”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 64 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi S. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Motomjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.