DVP Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi ka kundërshtuar një punonjës policie, për shkak të një mase administrative që ai i ka vënë;
V. N., 49 vjeç, banues në fshatin Kçirë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. L., 39 vjeç, se 49-vjeçari i ka thyer xhamat e disa reklamave të subjektit të tij, në lagjen “Vasil Shanto”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.