DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë, duke vjedhur një shumë parash, në një dyqan në lagjen “Tre Heronjtë”. Veprimet procedurale me të miturin janë kryer në prani të prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për shtetasin L. L., 63 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një firme private për pastrimin e qytetit, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, mesditën e djeshme, ka rënë nga një kosh për mbeturinat, në fshatin Oblikë, punëtori i firmës, shtetasi N. P., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 45-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.