DVP Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. Gj., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 22.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 55 vjeç, banues në fshatin Koman, pasi në afërsi të banesës së tij janë gjetur 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-Më datë 23.07.2024, shtetasi R. Ç., 55 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një bicikletë, dy pajisje elektroshtëpiake dhe disa veshje, në banesën e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vau i Dejës – Informacion paraprak /Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shtetasi J. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.