Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dron dhe me dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë pezulluar 3 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur 630 masa administrative, konkretisht:
• 10 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,
• 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit,
• 119 masa për parakalime të gabuara,
• 207 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 17 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
• 13 masa për përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit
• 222 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Është bllokuar 1 automjet, për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu, ditën e martë, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit te Kisha e Laçit, i cili ka kaluar pa probleme.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂