DVP Lezhë/Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari

DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike kanabis, që iu gjet atij, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Gjatë kontrolleve në territor, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar në Shëngjin, një shtetas të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 26 vjeç, banues në Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.