DVP Lezhë – I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për kultivim të bimëve narkotike, ndalohet në Kurbin, 31-vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

I dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për kultivim të bimëve narkotike, ndalohet në Kurbin, 31-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë kapën në fshatin Vinjoll, Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Bajram Hidri, 31 vjeç.

Në vitin 2018, 31-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga dënimi, shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim.

Gjatë vitit 2016, shtetasi Bajram Hidri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin Vinjoll dhe në zonat malore përreth.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.