Goditen 2 raste të tjera të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Qarkullonin me lëndë narkotike me vetë dhe në automjet, në Lezhë dhe në Laç, evidentohen dhe goditen të dy rastet e kësaj veprimtarie kriminale, vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë tjetri.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Laç, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-Y. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Rrethrrotullimi”, u evidentua dhe u godit, në Laç, një tjetër rast i mbajtjes së lëndëve narkotike me vete. Për këtë veprimtari kriminale u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Laç, të cilit gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱