DVP Lezhë/Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje. Goditet një tjetër rast në këtë fushë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjerdani”.
Lëvizte i armatosur, me automjet pa targa, vihet në pranga 30-vjeçari.
Procedohen penalisht, për moskallëzim të krimit, 2 pasagjerët në automjet.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”.
Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale.
Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
