Drejtoria Vendore e Policise Lezhë
Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohen 2 operacione, të kodura “Coruna” dhe “Trajektorja”.
Kapen 3 prersona të shpallur në kërkim, nga të cilët 1 i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve ligjzbatuese të Spanjës, ndërsa 2 të tjerët të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trajektorja”, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim kombëtar G. V., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, në shtator të vitit 2021, në fshatin Manati, Lezhë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin P. B.
Po në kuadër të operacionit “Trajektorja”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, u kap shtetasi në kërkim F. D., 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Gjithashtu, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Operacionet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, do të vijojnë pandërprerë dhe në ditët në vazhdim.
Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton edhe një herë të gjithë qytetarët, që të bashkëpunojnë me Policinë, duke dërguar në Komisariatin Dixhital dhe duke telefonuar në numrin pa pagesë 112, për çdo informacion për paligjshmëri, duke iu siguruar që do t’u ruhet anonimati.