DVP Kukës
Vijon operacioni policor i koduar “Start 2”.
Shkon në 4 numri i personave të arrestuar.
Arrestohet 17- vjeçari i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat e DVP Kukës, në vijim të operacionin policor të koduar “Start 2”, ndaluan një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Kukës.
Nga hetimet rezulton se 17 – vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetas e arrestuar ditën e djeshme, shiste lëndë narkotike e dyshuar kokainë, në qytetin e Kukësit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
