DVP Kukës
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Kukës, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”.
Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Mgullë.
Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër). Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.
Procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.
Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në pronën e shtetasve Q. P. dhe P. P., në fshatin Mgullë, 29 kubikë me fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin Q. P., 60 vjeç, dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin P. P., banues në fshatin Mgullë, autorë të dyshuar të këtij rasti.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Mgullë, shtetasin K. Ç., banues në këtë fshat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.
–
Gjithashtu, shërbimet e DVKM Kukës, gjatë kontrollit të territorit, gjetën në fshatin Lugu i Zi dhe asgjësuan 28 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe disa kubikë me fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅