DVP Kukës
Strukturat e DVP Kukës, të angazhuara maksimalisht për goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës, ndalohet një shtetas, shpallet në kërkim një shtetase, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas.
Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të kësaj paligjshmërie, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.
Shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B, pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.