DVP Kukës, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët e Sigurisë Rrugore në DVP Kukës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për një 15 vjeçar, banues në Kukës, pasi në qytetin e Kukësit, është ndaluar nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa pasur leje drejtimi.

-Specialistët e Sigurisë Rrugore të autostradës Milot-Morinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit N.B, 58 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut , pasi: Më datë 25.04.2025, në aksin rrugor “Rruga e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, duke drejtuar automjetin ka goditur një automjet dhe një kamion. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi N.B., dhe pasagjeri S.R., 33 vjeç, të dy banues në Shkup. Po nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi ai automjetit tjetër shtetasi E.S., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndaj shtetasve B.Z., 37 vjeç, dhe I. A., 32 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasi M.D., 33 vjeç, banues në fshatin Mys Mamëz, Kukës, se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B.Z. dhe I.A, e kanë goditur me grushte.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” ndaj shtetasit Z.S., 39 vjeç, banues në fshatin Dragobi, Tropojë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A.M., 49 vjeç, se për motive të dobëta shtetasi Z.S, ka ushtruar dhunë fizike.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.