Kukës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.H.,39-vjeç banues fshatin Shtiqen, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.R., 32-vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasi D.M., 62-vjeç banues në Llugaj-Tropojë, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit ky automjet rezulton i vjedhur me 12.02.2021,në Mbretërinë e Bashkuar. Automjeti u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i automjetit shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë.