DVP Kukës/Evidentohen dhe goditen 4 raste të ndërtimeve pa leje

DVP Kukës

Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë:

-arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe B. C., të dy banues në fshatin Bytyçë, pasi kanë ndërtuar objekte në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente;

-shpallën në kërkim shtetasin M. N., banues në fshatin Bytyçë, pasi po kryente punime ndërtimi, në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.