DVP Kukës

DVP Kukës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Kosovë, pasi në aksin rrugor Kukës – Shishtavec, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me mbrojtëset metalike të një lulishteje. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, kanë konstatuar, bllokuar, shoqëruar dhe më pas proceduar për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, duke u sekuestruar dhe automjetet shtetasve:

B. H., 30 vjeç, banues në fshatin Nangë;

F. D., 53 vjeç, banues në Kukës.

Këta dy shtetas, në qytetin e Kukësit, kanë parkuar automjetet e tyre në mënyrë të gabuar, duke penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës. Automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.