Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në rrugën “Rexhep Telha”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. D., 22 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.