DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim J. C., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 20.09.2023, ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr. 10, Korçë, ka goditur me grushte dhe shkelma një 57-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim në spital.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në fshatin Psar, Kolonjë, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë një 56-vjeçar.
Korçë/Informacion paraprak
Sot në lagjen nr. 18, në bulevard “Gjergj Kastrioti”, automjeti privat tip “Ford” me drejtues shtetasin N. Sh., (punonjës policie, nd/specialist për edukimin në shkolla, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë) ka aksidentuar këmbësoren V. P., rreth 75 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.