DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Përndjekja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një 41-vjeçare, për disa muaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, në lagjen nr. 10, Korçë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T. (bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Më datë 22.11.2022, rreth orës 16:00, në fshatin Diellas, Pustec, shtetasja R. T., 69 vjeçe, banuese në fshatin Diellas, është sulmuar aksidentalisht nga disa qen stani dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.