DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P. P., 55 vjeç, banues në Tiranë dhe A. T., 60 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip kamion që secili prej tyre drejtonte, u gjetën të fshehur 3 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.