DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, ku ky shtetas është konstatuar me automjetin tip “Toyota”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike. Pas verifikimit të kryer rezultoi se 35-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe send të fortë, shtetasin S. Ç. Si pasojë e konfliktit të dy shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të informacionit datë 01.02.2024, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. D., 24 vjeçe, banuese në fshatin Sovjan, Maliq, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë nga banesa e saj.