DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. V., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Pazarit”, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe është larguar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe nga verifikimet e kryera pas kapjes, ka rezultuar se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, si dhe se për motive të dobëta, kishte goditur me grushte, një 35-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi dyshohet se ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin A. A. Sendi i përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim, 25-vjeçari ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësin e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.