Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., 33 vjeç dhe H. D., 59 vjeç, banues në fshatin Uji i Bardhë, Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në këtë fshat, këta shtetas kanë goditur me mjete të forta (dru), shtetasin E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Uji i Bardhë.
Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë kanë konstatuar një lidhje të dyfishtë në rrjetin e ujësjellësit.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ky shtetas, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.
—
Më datë 20.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.