DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në fshatin Panarit, Korçë, pasi në fshatin Vithkuq, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime 2 pasagjeret në këtë automjet, shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, të dyja banuese në Panarit, të cilat morën mjekim në spital.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në fshatin Dobranj, Devoll, gjatë punimit të tokës me mjet bujqësor, dyshohet se i ka dëmtuar një sipërfaqë toke të mbjellë me bimë medicinale, një shtetasi tjetër.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 58 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, u kap duke transportuar me mjet bujqësor, një sasi drush zjarri pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. R., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë, një 23-vjeçar, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua në banesë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit me skaner të ushtruar në automjetin kamion tip “Benz” që ky shtetas drejtonte, në pjesën e pasme të kabinës së automjetit, u gjetën 10 900 dollarë dhe 385 euro të padeklaruara. Shuma monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 31 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Guri i Rezhanit” në Dardhas, u kap duke transportuar me automjetin kamion tip “Fiat”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.